E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat
Pavarësisht thashethemeve, Hakan Calhanoglu do të qëndrojë te Interi. Presidenti i zikaltërve, Beppe Marotta, tha diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Çalhanoglu? Është një lojtar i yni në të gjitha aspektet, ndaj do të kthehet sa më parë të jetë e mundur, sapo të ftohet në grumbullim”- tha ai.
Mesfushori u përfol për një kalim te Galatasaray, po duket se ky transferim nuk do kryhet. Calha ka kontratë me Interin deri në vitin 2027.