Akuza për nanizëm, Yamal mund të përballet me procedim ligjor
Lamin Yamal është pa diskutim emri më i përfolur në Spanjë, dhe jo vetëm, këtë herë jo për atë që talenti i Barçën dhuron në fushë, por për festën e tij të 18-vjetorit. Yamal dhe miqtë e tij festuan në mënyrë të shfrenuar duke shkaktuar polemika pafund. Fillimisht ishin disa modele, të cilat zbuluan se njerëz të lojtarin i kishin kërkuar të ishin prezentë në festë, duke i ofruar shuma të mëdha parash, por fillimisht duhet të plotësonin disa kritere të veçanta, si format trupore dhe deri tek privatësia absolute.
Jo vetëm kaq, por së fundmi ka shpërthyer një tjetër skandal, ku këtë herë Yamal akuzohet për nanizëm, për përfshirjen në festën e tij të argëtimit të personave me probleme fizike, të shkurtër. Marca zbulon se Yamal mund të përballet edhe ma pasoja ligjore, pasi qeveria spanjolle po mendon të hap një proces ligjor kundër tij. Në lidhje me këtë temë shumë të nxehtë ka folur edhe Jose Manuel Rodriguez Uribes, president i Këshillit Superior të Sportit në Spanjë:
“Mesazhet që atletët duhet të përcjellin duhet të jenë gjithmonë pozitive, e përsërisim shpesh këtë. Sporti është i lidhur me vlerat. Gjithsesi, mendoj se nuk duhet të ushtrojmë kaq shumë presion, nuk duhet ta bëjmë kaq dramatike, pasi të mos harrojmë, Yamal është thjesht një djalë shumë i ri, u shpreh Uribes.
()