Shembjet në Theth, Lorenc Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës, nuk ka nevojë për rruspa dhe buldozerë
Analisti politik Lorenc Vangjeli kritikuar aksionet e fundit të qeverisë, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24. Në fokus të kritikës së tij ishte operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.
Sipas Vangjelit, Thethi nuk ka nevojë për rruspa dhe buldozerë, por për zgjidhjen e problemeve themelore si furnizimi me ujë, energji elektrike dhe pronësia e paqartë. Ai theksoi se ndërhyrja e shtetit duhej të kishte nisur me ofrimin e kushteve minimale për jetesë dhe zhvillim, e jo me prishje të ndërtimeve.
Ndërkohë, Vangjeli komentoi edhe mbi shkarkimet masive të drejtuesve lokalë në disa bashki të vendit, të cilat po kryhen nga qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ai tha se, ndonëse ndryshimet në administratë mund të ishin të nevojshme, mënyra sesi po realizohen ato është problematike.
Vangjeli: Për ta kuptuar më mirë, duhet të ballafaqohet me të shkuarën. Ka patur klimë armiqësore në 2005-2011 kur Rama ishte kryebashkiak me zotin Berisha. Transpozoni këtë të sotmen me atë periudhë. Berisha të shkonte në bashki të fliste si administrohet bashkia, edhe polici bashkiak do i thoshte nuk lejohet të hysh këtu. Një ndarje e qartë e dy pushteteve, kanë pavarësi relative. Sot nuk na bën përshtypje, se edhe kryeministri dhe kryetari bashkisë janë e njëjta forcë. Këtu dalim te tradita më e hershme shqiptare, ku pushteti politik i merr të gjitha. Sillet edhe si kryebashkiak i bashkisë së Shqipërisë. E trajton Shqipërinë si një bashki e vetme. Ka një shkelje në frymë dhe përmbajtje të ligjit. Pjesa tjetër a ka të drejtë. Ana tjetër.
A duhet të ikin një pjesë e madhe, e këtyre lloj administratorësh, pa dyshim. A është kjo mënyra e duhur? Jo. Reforma e kontrollit të territorit është përdorur kaq shpesh, dhe kaq shpesh shohim rruspa dhe buldozerë. Më kujton kohën e shkuar, kazmën kur i këndonim. Kazma shkatërron nuk ndërton. Jemi autodestruktivë. Ndërto dhe shkatërro. Në Theth shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës. Duhej të siguronte furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Sa herë që shpërthen tritoli, një rruspë bëhemi më të varfër. Merremi me lloj gjërash dhe nuk merremi me një gjë të thjeshtë. Duhej të çonte, energji, ujë dhe një copë letër.