Thu, Jul 17, 2025

Partizani sfidon Nomme Kalju, Gega: Fitojmë duke mos bërë gabimet e ndeshjes së parë!

  • PublishedJuly 16, 2025

Partizani sfidon Nomme Kalju, Gega: Fitojmë duke mos bërë gabimet e ndeshjes së parë!

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para ndeshjes ndaj Nomme Kalju në Conference League.

Si ka qenë gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes së nesërme –
GegaPërveç Kekos që duhet ta them për ne është një mungesë e madhe. Ai do të mungojë, patjetër që kemi lojtarë të tjerë të cilët do ta zëvendësojnë atë, por më vjen keq që ndeshjen e parë në europë ai u dëmtua është diçka që tashmë s’mund ta kthejmë mbrapa. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e shëndetshme. Jemi stërvitur , kemi bërë  analizën e ndeshjes së parë. Sot kemi edhe seancën e fundit stërvitore. Jemi me fat sepse ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë shpresoj dhe besoj se do të bëjmë më të mirën.

 

Dëmtimi Kekos, mund t’ju bëj të rihyni në merkaton e verës për sulmues –
GegaEdhe shtëpia që ndërtohet nuk mbaron menjëherë , nuk mbaron kurrë. Patjetër që klubi po punon, do shikojmë edhe këtë ndeshje dhe do vendosim shumë shpejt ku mund të korrigjohemi ku mund të përmirësohemi. Nuk besoj se mendon njeri sot që Partizani nuk ka nevojë për tu përmirësuar, por të gjitha do ti bëjmë me koordinimin e klubit dhe me suportin e presidentit ku mund të përforcohemi. Duhet të jemi të kujdesshëm ai që do vij apo ai që pretendohet të vij patjetër që do të bëj diferencën ke ky grup lojtarësh që kemi,  ndryshe do punojmë dhe do bëjmë maksimumin me këtë grup që kemi.

Sa ju ndihmon ndeshja e parë për ta njohur më mirë kundërshtarin dhe për të marrë kualifikimin –
GegaNuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë ekip dhe kur ra shorti jam munduar të marr informacion. Në momentin e parë që kam parë ndeshje të tyre, mendoj se janë një ekip i konsoliduar, luajnë mirë futboll. Por kur ballafaqohesh në fushë e shikon nga afër dhe je më i qartë për kundërshtarin. Ndeshja e parë na ka treguar shumë gjëra dhe kemi mundësi që këtë ndeshje ato gabime që kemi bërë mos ti bëjmë. Nesër është tjetër gjë entuziazmi, mbështetja, arma jonë e fortë është grupi . Do mundohemi të japim të gjithë 100% të fokusuar. Ajo që parashikoj është që çdo njeri nga ne të japi maksimumin. Maksimumi për ne është fitorja, kualifikimi.

 

Sa i kënaqur keni qenë nga 90 minutëshi i parë –
GegaMendoj që kishim pjesë të mira të lojës tonë atje, mundohem ti përforcoj dhe ti shtyj më tepër. Ata janë në mesin e kampionatit, kemi ndjekur direkt 3 ndeshje të tyre, kam qenë i qartë që nuk është e lehtë. Tani jemi në fushën tonë, me publikun tonë. Kemi luajtur 90 minutat e para dhe një pjesë e lojtarëve që kanë ardhur ndoshta nuk kanë patur as 50 minuta në këmbë. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje miqësore në Maqedoni , koha ka qenë e shkurtër.

Ndeshja nesër përpos 90 minutave mund të shkoj edhe në shtesa. Çfarë i keni kërkuar lojtarëve gjatë kësaj jave –
GegaGjëra normale siç kërkohet gjithmonë  edhe në kampionat të jesh i fokusuar. Kjo është një ndeshje specifike, duhet të ruajmë balancat. Të kemi entuziazëm por gjithmonë të mos dalim jasht detyrave taktike. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Unë kam dëshirë të luaj në sulm edhe me 6 apo 7 sulmues , por duhet ti llogarisim shumë mirë gjërat. Gjithmonë është një lojë në grup janë 11 veta që duhet të luajnë bashkë në zona të ngushta por edhe në momente të vështira duhet të bëjnë sakrifica, duhet të jemi të gjithë bashkë. Shpresoj që ta mbyllim brenda 90 minutave. E rëndësishme është që janë të gjithë të shëndetshëm dhe nuk kanë asnjë lloj problemi fizik.

Jam i kënaqur nga impenjimi që kanë lojtarët dhe nga ajo që unë shoh çdo ditë. Nuk është shumë e lehtë për të bërë përzgjedhje por përderisa janë te Partizani secili lojtar do ketë shansin e tij. Kemi një grup me moshë të re, mosha mesatare e ekipit është 23 vjeç. Unë nuk kam frikë , një lojtar i ri në moshë që ka parametra të mirë fizike , teknike dhe nga ana mentalitetit është i fortë nuk e kam problem për ta aktivizuar. Në fund të fundit në këtë moshë kemi luajtur të gjithë.

Në Estoni vendosët Sembenen në mesfushë dhe Mehmetin në mbrojte. A mund ta shohim përsëri këtë skemë edhe në sfidën e nesërme – Gega: Roli i Sembenes që kur është marrë nga Partizani është në qender të mbrojtjes dhe ka pasur ato uljet dhe ngritjet e veta. Në kohën që ai është kthyer në mesfushë unë si trajner e kam parë të arsyeshme që një lojtar me ato element fizik kishte nevojë për muskuj në mesfushë. Kështu që kjo është arsyeja që ai është vendosur atje dhe në pjesën më të madhe ka bërë mirë jam i kënaqur.
Mehmeti ndoshta ishte një risi duke menduar edhe elementët e mirë teknik që ka dhe për mua personalisht qëlloj shumë mirë. Ka luajtur qendërmbrojtës nuk ka bërë gabime dhe 90 minutëshi në Estoni ka qenë shumë domethënës për ne.


AlbaniaWeb.net