Thu, Jul 17, 2025

Numri 10 dhe një pagë e çmendur, Yamal pas rinovimit: Dua vetëm të fitoj

  • PublishedJuly 17, 2025

Numri 10 dhe një pagë e çmendur, Yamal pas rinovimit: Dua vetëm të fitoj

Në kulim e debatit pas festës së tij të çmendur për 18 vjetorin e lindjes, Barcelona i bën një super dhuratë yllit të tij, Lamine Yamal, rinovimin e kontratës dhe numrin 10. Me anë të një video në rrjetet sociale klubi blaugrana bërë zyrtare formalizmin e kontratës me talentin spanjoll deri më 2031.

Jo vetëm kaq, por Yamal tani do të mbajë në shpatulla një numër unik, 10-tën, një numër që në të kaluarën e kanë mbajtur yje si Maradona, Rivaldo, Romario, Ronaldinho apo legjenda Leo Messi. Me një talent të lindur, frymëzues, në shtëpinë e Barcelonës shpresojnë shumë që Yamal të vijojë të shkruajë historinë ashtu siç kanë bërë në të kaluarën këto legjenda që kanë mbajtur të veshur fanellën me numrin 10-të.

Duke u rikthyer te kontrata, Yamal do të përfitojë afro 20 milionë euro në sezon, ndërsa presidenti Laporta dhe stafi i tij i kanë vendosur një super klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë rinovim talenti spanjoll, Lamine Yamal: “Ishte një ëndërr që fëmijë, e realizova këtu te Barcelona që është si një shtëpi për mua. Jetoj këtu që kur isha 7 vjeç. Objektivi është të fitoj, të fitoj dhe vetëm të fitoj”, u shpreh ndër të tjera Yamal pas firmës mbi kontratë.

()


AlbaniaWeb.net