Thu, Jul 17, 2025

Zjarri në Drevovë, 40 trupa të FA dhe helikopteri Cougar në aksion për shuarjen e flakëve që prej orëve të para të mëngjesit

  • PublishedJuly 17, 2025

Zjarri në Drevovë, 40 trupa të FA dhe helikopteri Cougar në aksion për shuarjen e flakëve që prej orëve të para të mëngjesit

Aksioni për shuarjen e flakëve në zonën e Drevovës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht në orën 06:00.

Në terren ndodhen 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, situatës i është bashkuar edhe një helikopteri Cougar, i cili po operon prej më shumë se një ore në zonat më të vështira të aksesueshme nga toka.

Forcat në terren po punojnë në koordinim të plotë për të shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave apo zonave të mbrojtura pyjore.