Thu, Jul 17, 2025

Vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino, dy adoleshentë bien në pranga, ndërsa dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë

  • PublishedJuly 17, 2025

Vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino, dy adoleshentë bien në pranga, ndërsa dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Policia ka vënë në pranga dy të rinj, përkatësisht 22 dhe 19 vjeç, ndërsa dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje të përsëritur në një subjekt privat.

Sipas njoftimit zyrtar, katër të rinjtë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të vjedhur në dy raste të ndryshme tabakinon në pronësi të shtetases me iniciale B. K. Ngjarjet kanë ndodhur më datë 30 qershor dhe 16 korrik 2025.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët kanë marrë artikuj të ndryshëm, kryesisht produkte të duhanit dhe sende me vlerë, për një shumë totale rreth 80 mijë lekë.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohen penalisht 2 të tjerët.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.