Thu, Jul 17, 2025

Në Arabi e quajnë të kryer, Egnatias i largohet një tjetër futbollist që u shpall kampion

  • PublishedJuly 17, 2025

Në Arabi e quajnë të kryer, Egnatias i largohet një tjetër futbollist që u shpall kampion

Jazan Madani me shumë gjasa do të jetë largimi i radhës nga Egnatia. Në Arabi janë të sigurt që 20-vjeçari do të kthehet tek Al Ahli.

Madani nuk ishte pjesë e Egnatias për turin e parë të Champions. Kështu fati i tij nuk dihej pasi Egnatia u shpall sërish kampion në edicionin e kaluar.

Mbrojtësi arab u transferua te rrogozhinasit një vit më parë duke firmosur kontratë deri në vitin 2027. Gjatë kësaj kohe luajti vetëm dy ndeshje në kampionat.

Madani u afrua si talent premtues për të ardhmen. Dhe pse duhet thënë se eksperienca te kampionët nuk solli çfarë pritej.


AlbaniaWeb.net