Thu, Jul 17, 2025

Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

  • PublishedJuly 17, 2025

Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

Në SHBA prej kohësh i janë referuar futbollit evropian si “Soccer”, por Presidenti Donald Trump bëri të qartë se diçka e tillë duhet të ndryshojë.

Duke folur për kanalin televiziv DAZN, Trump u pyet për mundësinë riemërtimit të sportit, me fjalën “Soccer” që duhet të shndërrohet në “futboll”.

“Mendoj se mund ta bëjmë këtë, mendoj se mund ta bëj edhe unë, – theksoi Trump, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme.

Ndërsa termi “futboll” përdoret gjerësisht për sportin, veçanërisht në Evropë dhe në pjesën më të madhe të botës, vende si SHBA, Kanadaja dhe Australia përgjithësisht përdorin “Soccer” për t’iu referuar lojës.


AlbaniaWeb.net