Sat, Jul 19, 2025

Gjendet i pajetë roja i portit të Sarandës, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

  • PublishedJuly 18, 2025

Gjendet i pajetë roja i portit të Sarandës, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Portin e Sarandës, ku është gjetur pa shenja jete roja i sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, viktima është shtetasi 64-vjeçar me inicialet I. R., i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.