Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin
Babai i Florian Wirtz, Hans-Joachim, foli për Der Spiegel rreth sagës së fundit të transferimeve, me lojtarin që iu bashkua Liverpool.
Hans zbuloi se për Wirtz kishte shumë oferta, por në fund zgjodhi The Reds.
“Kishte disa klube, por Bayern Munich dhe Liverpool ishin të vetmet që ishin seriozisht të interesuara për të”, shpjegoi ai.
“Situata me Bayernin ishte e vështirë sepse Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar me të. Kam respektin maksimal për Uli Hoeneß dhe sukseset që ai ka arritur. Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të Florianit në vitin 2022, ai na ndihmoi për të siguruar operacionin. Kjo është arsyeja pse telefonata e fundit me Uli Hoeneß ishte shumë e vështirë për mua.”