U konflikuan për motive pronësie, godasin njëri-tjetrin me sende të forta
Një konflikt për motive pronësie ka përfshirë katër persona në fshatin Tushemisht të Pogradecit, pasditen e së shtunës. Të përfshirët janë goditur mes tyre me sende të forta, duke shkaktuar lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Sipas burimeve për News24, të përfshirë në konflikt janë:
-
- Ilirjan Tasellari, 53 vjeç, kryetar i fshatit
- Prokop Pilinçi, 35 vjeç
- Johan Muçllari, 26 vjeç
- Jetmir Muçllari, 52 vjeç
Të gjithë banues në Pogradec.
Dy prej personave, Johan dhe Jetmir Muçllari, dyshohet se janë të afërm.
Njoftimi i policisë
Njoftimi paraprak i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.