Sun, Jul 20, 2025

Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

  • PublishedJuly 20, 2025
Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, u nda në vlerësimin e ankimit të kryer nga , Florian Ballhysa ndaj vendimmarrjes së Komisionit për përfundimin e vetingut të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, .

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve.

, KPK, trupa që kreu vetingun e Ballës, vlerësoi në shumicë se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Ndërsa pakica vlerësoi se, Balla, për shkak të veprimeve të tij ishte në kushtet e dorëheqjes e për rrjedhojë duhej të aplikoheshin dispozitat e nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërperjen e vetingut me sanksionin që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Të njëjtin qëndrim paraqiti edhe Komisioneri Publik, që i kërkoi Kolegjit caktimin e sanksionit 15-vjeçar.

Debati në Kolegj zhvillohet lidhur me pasojat e ardhura për Ballën nga një urdhër i ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë i datës 31 korrik të vitit 2017 për largimin e tij nga puna, si pasojë e mbarimit të mandatit të gjyqtarit me të cilin punonte, si dhe me veprimet që ka kryer për kundërshtimin e atij akti administrativ e në drejtim të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Sipas shumicës së trupit gjykues të KPA të përbërë nga kryesuesja Ina Rama dhe anëtarët e Rezarta Schuetz, nga analiza harmonike e veprimeve të ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit përgjatë harkut kohor nga përfundimi i marrëdhënies së punës në Gjykatën e Lartë e deri në procesin gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, dëshmon vullnet të pavesuar të tij për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit.

Shumica vlerëson se Balla është subjekt rivlerësimi pasi ka ushtruar detyrën e ndihmësit ligjor për periudhën 2 prill 2012- 31 korrik 2017. Në vijim, Kolegji rendit gjithë ngjarjet që janë marrë në shqyrtim për analizën e kësaj çështjeje, nga urdhëri i lirimit nga detyra si ndihmës ligjor; zgjedhjen e Ballës si anëtar i KLP-së më 8 shkurt të vitit 2018; faktin se katër muaj më vonë ai i ka kërkuar Komisionit ndërprerjen e vetingut, duke u shprehur se nuk i nevojitej meqënese nuk ishte më ndihmës ligjor e se nuk mund të ishte më subjekt i procesit të rivlerësimit, pasi tashmë ishte zgjedhur si anëtar jo magjistrat i KLP-së.

KPA konstaton se Balla, ndryshe nga sa ka argumentuar në korrespondencën me Komisionin në qershor të vitit 2018, në shtator të 2020-ës ka kontestuar urdhrin e lirimit nga detyra si ndihmës ligjor në një proces gjyqësor duke kërkuar detyrimin e palës së paditur që t’i njohë të drejtën e rikthimit në pozicionin e këshilltarit pas mbarimit të mandatit në KLP, pasi e gëzonte këtë status në momentin e emërimit aty.

Më 23 dhjetor të vitit 2020, KLGJ-ja ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e një kërkese të mëparshme të subjektit për njohjen e statusit të ndihmësit ligjor jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë, me argumentin se kërkesa ishte bërë tashmë objekt i shqyrtimit gjyqësor.

Pas fillimit të vetingut në dhjetor të vitit 2021, Balla depozitoi në Komision dy kërkesa për pezullim të procesit derisa të merrte formë të prerë vendimi gjykatës lidhur me kërkesën e tij për pavlefshmërinë e urdhërit të kryetarit të Gjykatës së Lartë – kërkesa që nuk janë pranuar.

Kolegji vëren se nga verifikimi akteve të administruara, ka rezultuar se Balla ka pasur dy linja të ndryshme qëndrimesh, në dy drejtime të ndryshme institucionale. Ndërsa në komunikimet e hershme me Komisionin subjekti ka theksuar me forcë qëndrimin se për të nuk duhet të kryhej rivlerësimi meqenëse ishte anëtar i KLP-së, në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm ai ka pretenduar të kundërtën. Edhe dy vite më pas ai ka pretenduar në gjykatë se jo vetëm i ishin cenuar të drejtat financiare të pagës deri në marrjen e detyrës në KLP, por edhe gëzonte ende statusin e ndihmësit ligjor, detyrë tek e cila duhej të kthehej pas mbarimit të mandatit që kishte në këshill, duke e cilësuar urdhrin i lirimit nga detyra absolutisht të pavlefshëm.

Sipas KPA, këto qëndrime të kundërta, mund të bëjnë kuptim vetëm nëse shihen si përpjekje e subjektit për të pasqyruar rrethanat në funksion të objektivit në kërkimet përkatëse, e jo si pasqyrim i saktë i vullnetit të tij.

Po ashtu, sillet në vëmendje se Balla e ka ankimuar vendimin Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë të vitit 2021, për të vetmin aspekt të kërkesëpadisë që nuk i është pranuar, që lidhet me kërkesën e tij për të urdhëruar Gjykatën e Lartë ta rikthenin në detyrën e ndihmësit ligjor në mbarim të detyrës në KLP.

Nga kjo kërkesë dhe nga padia në tërësi ai rezulton të ketë hequr dorë afro një vit e gjysmë më vonë, kohë që përkon me përpjekjet e pasuksesshme të tij për ndërprerjen e procesit të vetingut, si dhe pasi kishte depozituar edhe një ankim kundër një vendimi të ndërmjetëm të Komisionit për vijimin e rivlerësimit të tij.

Sipas shumicës, subjekti vijonte të pretendonte, të paktën deri në shkurt 2023, se duhet të kthehej në detyrën e mëparshme pas mbarimit të mandatit. Kjo situatë përkon dhe vijon deri në momentin kur trupit gjykues të Komisionit i duhej të vijonte rivlerësimin për të, pasi kishte marrë dy opinione me shkrim nga vëzhguesi ndërkombëtar, në vijim të të cilave duhet të ndërmerrte veprime konkrete.

Bazuar në këto rrethana, shumica vlerëson se Balla, jo vetëm e ka gëzuar cilësinë e subjektit të rivlerësimit, por edhe pasi është larguar nga puna, ka treguar nëpërmjet qëndrimeve në institucione se kishte për qëllim të rifitonte të drejtat më të cilat shoqërohej ajo detyrë, në të ardhmen e tij profesionale e në aspektin financiar.

E kundërta, sipas Kolegjit, rezulton për detyrimin për të ruajtur këtë detyrë nëpërmjet rivlerësimit, nga e cila subjekti është përpjekur e treguar vullnet të qartë të shmangej.

Shumica konstaton se Balla rezulton të ketë paraqitur një qëndrim se ai nuk ka pasur më vullnet të kthehet në gjyqësor, duke filluar nga shkurti 2023, nëpërmjet tërheqjes nga e drejta e padisë.

“E thënë me fjalë të tjera, subjekti ka treguar me vullnet të pavlesuar dëshirën për të qëndruar në sistemin e drejtësisë, por duke anashkaluar detyrimin ligjor për të kaluar me sukses rivlerësimin që ishte parakusht për të, për shkak të detyrës së mëparshme. Për rrjedhojë, është e pamundur të argumentohet se subjekti i rivlerësimit hoqi dorë nga të drejtat që i buronin nga statusi i ndihmësit/këshilltarit ligjor [në Gjykatën e Lartë] nga ngjarje që nuk vareshin prej tij”, arsyeton Kolegji.

Në vijim, KPA ka analizuar mënyrën e largimit nga puna të subjektit, prej nga çmohet se urdhëri lirimit i kryetarit të Gjykatës së Lartë është nxjerrë në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe në shkelje të garancive që jepte ligji për vijueshmërinë e marrëdhënies së punës për ndihmësit ligjorë. Këto aspekte sipas shumicës, shkaktojnë pavlefshmërinë absolute të atij akti.

Shumica çmon e Balla nuk mund të humbiste statusin e ndihmësit ligjor për shkak të këtij urdhëri, por se një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të vetë subjektit të rivlerësimit.

Për rrjedhojë, shumica e Kolegjit e ka gjetur të drejtë pretendimi Komisionerit Publik dhe ka vendosur ndërprerjen e procesit të vetingut për Ballën, por duke caktuar edhe ndalimin për emërimin e tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose për një periudhë 15-vjeçare.

Mendimet e pakicës

Gjyqtarja dhe kanë dalë në pakicë. Sipas Shtyllës, pas heqjes dorë nga padia nga ana e Ballës, Gjykata Administrative e Apelit ka arsyetuar se paditësi ka treguar qartë vullnetin e tij për të hequr dorë tërësisht nga e drejta e padisë në çështjen objekt gjykimi nga për rrjedhojë është vendosur prishja e vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë që e kishte pranuar pjesërisht dhe rrëzimin përfundimtar të padisë.

Nisur nga kjo vendimmarrje, Shtylla vlerëson se vendimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë i korrikut të vitit 2017, për largimin nga detyra të Ballës, nuk është shfuqizuar dhe për pasojë ka mbetur në fuqi, me të gjitha pasojat që i ka sjellë subjektit.

Po ashtu, Shtylla vlerëson se ky urdhër ka shkaktuar edhe mbarimin e statusit të ndihmësit ligjor për subjektin e rivlerësimit dhe se Balla nuk e gëzonte më këtë status në kohën e vendimmarrjes së Komisonit.

Ajo çmon se kjo ishte e vetmja rrethanë që duhej të vlerësohej nga Kolegji në marrjen e vendimit për procesin e tij të rivlerësimit.

Në vijim, Shtylla vlerëson se vlefshmëria ose jo e urdhërit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk është çështje e juridiksionit dhe kompetencës së organeve të rivlerësimit. Ajo çmon se, i rëndësishëm është vlerësimi nëse në kohën e marrjes prej Komisionit të vendimit objekt shqyrtimi, subjekti i rivlerësimit e kishte humbur statusin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se organet e rivlerësimit kanë në kompetencën e tyre, pikërisht kryerjen e procesit për subjektet e përcaktuara në dispozitat kushtetuese dhe ligjore, përveç rasteve kur statusi i tyre ka mbaruar për arsye ligjore apo me dorëheqje të shprehur apo të heshtur.

Shtylla vlerëson ndryshe nga Ballhysa dhe shumica edhe për vlerësimin e urdhrit të lirimit, duke çmuar se akti është nxjerrë nga organi kompetent në përputhje me përcaktimet e ligjit. Siaps saj, ndihmësat ligjorë kishin marrëdhënie pune me afat sa të Gjykatës së Lartë, ku emëroheshin me urdhër të kryetarit.

Shtylla vlerëson se legjislacioni i miratuar në kuadër të Reformës në Drejtësi, nuk e ka ndryshuar këtë regjim, pasi dhe në ligjin e ri përcaktohet se këshilltarët ligjorë vazhdojnë të qëndrojnë përkohësisht në detyrë dhe se për arsyet e përfundimit të marrëdhënieve të punës duhej të zbatohej ligji i mëparshëm.

Në vijim, Shtylla arsyeton se ndihmësi ligjor nuk e ka fituar statusin e nëpunësit civil gjyqësor me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri për funksionimin e sistemit të drejtësisë, pasi për të përfituar këtë status ata duhej të kalonin me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar.

Bazuar në këto arsyetime, Shtylla vlerëson se urdhri i nxjerr nga kryetari i Gjykatës së Lartë, për lirimin nga detyra të Ballës është në përputhje me ligjin. Për të mbështetur këtë vlerësim, ajo sjell në vëmendje jurisprudencën e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, që sipas Shtyllës, ka kryer interpretim të njëjtë si ajo në një vendim të korrikut të vitit 2024, ku palë paditëse ka qenë një ndihmëse ligjore në situatë faktike të njëjtë me Ballën.

Po ashtu, Shtylla konstaton se në aktet e fashikullit gjyqësor nuk gjendet asnjë akt që të provojë se Balla ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmësit ligjor, apo të ketë paraqitur një kërkesë për t’u punësuar në një detyrë tjetër, ndërkohë që ishte duke ushtruar atë funksion.

Heqja dorë e subjektit nga e drejta e padisë, çmohet nga Shtylla si një zgjedhje personale, për të hequr dorë nga zgjidhja e së drejtës së pretenduar se i është shkelur, por sipas saj, kurrsesi nuk mund të barazohet me një dorëheqje nga detyra e aq më tepër, me vullnet për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Shtylla ndan qëndrim të ndryshëm edhe për sa i përket vlerësimit të shumicës se aplikimi i subjektit për t’u zgjedhur si anëtar i KLP-së, në vetvete është heqje dore nga statusi i këshilltarit ligjor dhe shprehje vullneti për karrierë në sistem. Sipas saj, pas urdhërit të lirimit të tij nga detyra, që e konsideron të ligjshëm, Balla kishte të drejtën për punë për të garantuar mjetet e jetesës për të dhe familjen e tij.

Në përfundim, Shtylla arsyeton se në kushtet që Balla nuk ka vendosur me vullnetin e tij të largohej nga detyra, nuk përmbushen kushtet e përcaktuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës që sjellin caktimin e sanksionit 15-vjeçar. Ajo kërkon lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit, pa ndalimin e rikthimit të Ballës në systemin e drejtësisë.

Gjyqtarja tjetër në pakicë, Natasha Mulaj vlerëson se në këtë çështje, duhet trajtuar tri momente kryesore, nëse Balla ishte subjekt i rivlerësimit në momentin e hyrjes në fuqi të dispozitave kushtetuese dhe ligjore në kuadër të procesit të rivlerësimit; pasojat ligjore dhe faktike të urdhrit të vitit 2017 për lrimin e tij nga detyra, si dhe zbatueshmëria e sanksionit 15-vjeçar.

Mulaj vlerëson se në rastin objekt shqyrtimi, ligjvënësi ka shprehur qartë qëllimin e tij, kur ka përcaktuar me një dispozitë tranzitore trajtimin e situatës juridike të këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë, në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit të rivlerësimit kalimtar, duke përcaktuar dy mënyra për përfundimin e marrëdhënies së punës së tyre – për arsye ligjore dhe moskalimin me sukses të procesit të vetingut.

Edhe Mulaj, çmon se urdhëri i lirimit nga detyra i korrikut të vitit 2017, ka sjellë pasoja ligjore konkrete për Ballën. Ajo e gjen të pabazuar analizën që shumica e trupit gjykues i bën këtij urdhri në drejtim të konstatimit të pavlefshmërisë absolute të tij, duke argumentuar se një analizë e tillë tejkalon juridiksionin dhe kompetencën e KPA.

Ashtu si Shtylla, edhe Mulaj vlerëson se përfundimi i marrëdhënies së punës së Ballës me Gjykatën e Lartë ka ardhur për arsye ligjore, të pavarura prej tij.

Duke iu referuar jurispudencës së KPA, Mulaj vlerëson se ky rast përjashtohet nga klasifikimi i heqjes dorë sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës. Ajo sjell në vëmendje se kur Balla kishte aplikuar për pozicionin e anëtarit të KLP-së, i ishte shkëputur marrëdhënia financiare nga Gjykata e Lartë. Po ashtu, vëren se ai ka aplikuar si pjesë e shoqërisë cicile, pasi ligji nuk kishte të përcaktuar se ndihmësit ligjor kanë të drejtë të kalojnë në një detyrë tjetër të barasvlershme apo të vazhdonin detyrën aty edhe pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Veprimet e Ballës, Mulaj çmon se duhen vlerësuar si domosdoshmëri në drejtim të përcaktimit të ecurisë profesionale të tij. Në përfundim edhe ajo e vlerëson të pabazuar në ligj e prova vendimmarrjen e shumicës për vendosjen e sanksionit.