BOKS/ Oleksandër Usik është i pakalueshëm, mposht me KO Dybua dhe konfirmohet kampion i padiskutueshëm
Ukrainasi Oleksandër Usik, është konfirmuar sot në majën e boksit botëror, teksa ka triumfuar në duelin e peshave të rënda ndaj sfiduesit Daniel Dybua, për të ruajtur të gjithë brezat.
Usik e kishte mposhtur kundërshtarin e tij edhe në vitin 2023, por pas një suksesi mes polemikash për shkak të një goditje poshtë brezit që ai kishte dhënë. Por sot, ukrainasi ishte i pandalshëm dhe që në raundin e katërt nisi sulmet, duke e shtrirë rivalin që kishte përballë në raundin e pestë.
Ai e bëri këtë dy herë radhazi, duke shtyrë gjyqtarin që të ndalte ndeshjen dhe t’i jepte suksesin ukrainasit 38-vjeçar. Kjo ishte hera e tretë në karrierën e tij që Usik unifikonte të gjithë brezat, si askush tjetër më parë në historinë e boksit.
PANORAMASPORT.AL