E KRYER/ Titullar i Kombëtares, mesfushori shqiptar vendos përfundimisht për të ardhmen
Qazim Laçi do e vazhdojë karrierën te Rizespor. Klubi turk ka arritur akordin me Spartën e Pragës, ndërsa së shpejti pritet zyrtarizimi i mesfushorit të Kombëtares.
29-vjeçari është titullar i Kombëtares prej kohësh. Në Turqi do të luajë për herë të parë, ndërsa klube të tjera të elitës ishin interesuar për të.
Laçi largohet nga Sparta e Pragës pas 113 ndeshjesh. Gjatë kësaj kohe shënoi gjashtë gola dhe asistoi 18 të tjerë.
Mesfushori shqiptar ishte ndër më të vlerësuarit e skuadrës. Tashmë është gati për tjetër aventurë pas kalimit të testeve mjekësore.
PANORAMASPORT.AL