Sun, Jul 20, 2025

Goli në kampionat, Shehu: Kombëtarja më dhuroi besimin e duhur, këtë sezon luaj në…sulm

  • PublishedJuly 20, 2025

Goli në kampionat, Shehu: Kombëtarja më dhuroi besimin e duhur, këtë sezon luaj në…sulm

Julian Shehu realizoi gol në elitën e Polonisë, në ndeshjen e parë të kampionatit, të cilën Widzew Lodz e fitoi 2-0 ndaj një kundërshtari si Zaglebie. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares u shpreh i lumtur.

“Grumbullimi në Kombëtaren shqiptare sigurisht që më ka dhënë shumë besim në aftësitë e mia. Me ekipin e Vidzev Lodz trajneri më ka ndryshuar edhe pozicionin në fushë duke më afruar edhe më shumë me portën kundërshtare. Me këtë pozicion të ri që kam mendoj se kam më shumë mundësi për të sulmuar.

“Po flas për të ardhmen me klubin, por kam edhe një vit kontratë prandaj jam më shumë i përqëndruar me atë çfarë ndodh në fushë”, komentoi Shehu.


AlbaniaWeb.net