Irani dhe Rusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin Kaspik
Irani dhe Rusia do të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët ushtarake në Detin Kaspik, me emrin kodues CASAREX 2025. Ushtrimi nis të hënën, më 21 korrik, dhe do të zgjasë për tre ditë, nën moton “Së bashku për një Det Kaspik të sigurt”.
Stërvitja do të organizohet nga flota veriore e Marinës iraniane, dhe do të përfshijë:
• Marinën e Iranit
• Gardën Revolucionare Islamike
• Komandën e Zbatimit të Ligjit të Iranit
• Marinën e Federatës Ruse
Po ashtu, vëzhgues nga vendet bregdetare të Detit Kaspik do të marrin pjesë në manovra.
Sipas agjencisë iraniane Tasnim, qëllimi është rritja e sigurisë detare dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes vendeve të rajonit. Fokus i stërvitjes do të jetë kërkimi dhe shpëtimi detar, si dhe reagimi ndaj incidenteve emergjente në ujërat e përbashkëta.