Sun, Jul 20, 2025

“Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit

  • PublishedJuly 20, 2025

“Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, kur një kërkesë e thjeshtë për autograf u kthye në një situatë të sikletshme televizive.

Poetja Mimoza Ahmeti refuzoi prerazi t’i jepte autograf aktores Egla Ceno gjatë një pjese të intervistës, duke deklaruar se librat që kishte sjellë ishin vetëm për përdorim personal dhe për punën e saj.

Situata ndodhi gjatë transmetimit live, ku Egla i kërkoi një autograf, por përgjigjja e Mimozës ishte larg asaj që pritej:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
Egla: Kam përshtypjen po.
Mimoza: Këto i kam për punë.
Egla: A mund t’i blejmë këto?
Mimoza: Jo, e kam për punë.
Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Pas këtij episodi, Egla Ceno reagoi në rrjetet sociale me një letër publike drejtuar Mimoza Ahmetit, ku e akuzoi për qëndrim përbuzës dhe narçizëm të tejskajshëm.