Aksioni për shembjen e strukturave pa leje të bizneseve, kryeministri Rama: Ka ende ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur, por ja çfarë do të ndodhë
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer aksionit kundër ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të trotuareve nga biznese që kanë ngritur tenda hekuri në hapësira publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga disa zona ku janë larguar strukturat metalike dhe trotuaret janë liruar për lëvizjen e këmbësorëve.
Postimi i Ramës:
Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.