“Atletico është ëndërr e bërë realitet”, Ruggeri: Kur mendoj se do luaj me Griezmann dhe Alvarez, më kapin drithërimat
Mbrojtësi i njohur italian, Matteo Ruggeri u bashkua me Atletico Madrid. Ruggeri, i cili u transferua nga Atalanta, u shpreh i lumtur për kalimin te Los Colchoneros.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një mundësi e shkëlqyer për mua. Është një ëndërr e bërë realitet të filloj këtë aventurë me këtë ekip fantastik. Kur mësova se ky transferim ishte një mundësi, isha shumë i lumtur. Kur mora lajmin, isha shumë i lumtur. Nuk më duhej shumë kohë për të thënë po. Jam një person shumë i qetë dhe i afrueshëm, më pëlqen të kaloj kohë me shokët e mi të ekipit.
Si lojtar, forca ime është intensiteti. Thënë thjesht, mund të përshtatem me çdo gjë: nuk ka rëndësi se çfarë lloj ndeshjeje është, as në çfarë sistemi po luaj. Jam gati të bëj çfarëdo që të duhet. Më quajnë ‘Tigri’ sepse pasqyron stilin tim të lojës: agresivitetin, karakterin dhe atë që jam si person; nga këtu vjen nofka. Ëndërroj të bashkohem me një ekip me lojtarë të klasit të parë. Kur mendoj të luaj me Grizmanin, Alvarezin dhe të tjerë, më futen të dridhurat” – tha ai.