Mon, Jul 21, 2025

Përmbyset zetori, humbet jetën tragjikisht një 62-vjeçar

  • PublishedJuly 20, 2025

Përmbyset zetori, humbet jetën tragjikisht një 62-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në një zonë rurale të Lushnjës, ku një bujk 62-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me zetorin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor është përmbysur gjatë punës në terren dhe ka zënë poshtë trupin e të moshuarit, duke i shkaktuar plagë fatale.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.