Laçi ndan rrugët me Spartën e Pragës, zyrtarizohet në Turqi
Qazim Laçi ka ndarë rrugët me Spartën e Pragës dhe ka firmosur me skuadrën e re. Mesfushori i Kombëtares do të jetë pjesë e Rizespor, në Turqi. Laçi ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 3 vite.
“Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi.
Pas arritjes së një marrëveshjeje me Sparta Pragën, një ekip çek i Chance Liga, mesfushori me përvojë Laçi ka mbërritur në Turqi. Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare”- shkruan klubi.
Laçi do të debutojë me Rizespor me 10 gusht, në ndeshjen e kampionatit ndaj Goztepe. Pritshmëritë për të janë të mëdha, teksa për futbollistin do të jetë hera e parë që luan në Turqi.