Mon, Jul 21, 2025

Zjarri përfshin një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse e vështirë për shkak të errësirës

  • PublishedJuly 20, 2025

Zjarri përfshin një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse e vështirë për shkak të errësirës

Zjarri përfshin një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, në Malin e Moravës.

Për shkak të errësirës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është ndërprerë për momentin, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve.

14

Ndërhyrja do të rifillojë nesër në orën 05:30 të mëngjesit me forca të shtuara nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria Pyjore e Bashkisë Korçë.

11

Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të përhapjes së shpejtë dhe erës, flakët kanë depërtuar më shumë.

12

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia ka shoqëruar një person në komisariat, i cili dyshohet për zjarrvënie të përsëritur dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Forcat zjarrfikëse do të kthehen në terren në orët e para të mëngjesit për të vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.