E BUJSHME/ Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl! Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë
Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Sipas mediave ndërkombëtare, Dua Lipa është një nga kandidatet kryesore për të qenë pjesë e asaj që cilësohet si një nga shfaqjet më të mëdha e rëndësishme muzikore në botë, ku kanë kënduar ikonat më të mëdha të muzikës.
Për Dua Lipën, kjo do të ishte shfaqja e dytë e madhe sportivë në të cilën merr pjesë, pas asaj të finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2018. Por shfaqja në pushimin e SuperBowl, është në një nivel komplet tjetër dhe për shumë artistë cilësohet ndër kulmet e karrierës së tyre muzikore.
PANORAMASPORT.AL