Islandezët zbarkojnë në Shkodër, kujtojnë Egnatian para Vllaznisë
Vikingur ndodhet që sot në Shkodër. Klubi islandez ka vendosur të zhvendoset dy ditë para nga vendi i tij, për t’u ambientuar disi para ndeshjes me Vllazninë.
Stërvitja e islandezëve sot u zhvilluan në “Reshit Rusi”, megjithatë Vikingur ka rikujtuar se do të luajnë në “Loro Boriçi” dhe e njeh mjaft mirë si fushë.
Një vit më parë, sfiduan Egnatian dhe e mposhtën pastër(0-2). Tashmë, po në turin e dytë, sfidojnë Vllazninë. Kuqeblutë kanë moralin lart pas fitores ndaj Daugavpils.