Sun, Nov 9, 2025

Santos në “buzë të greminës”, tërbohet Neymar, kapet me tifozët (VIDEO)

  • PublishedJuly 24, 2025

Te Santos shihej si një bekim, si një shpëtim për klubin legjendar, por “kura” Neymar nuk ka asnjë efekt. Afrimi i tij jo vetëm që nuk ka rikthyer klubin në nivele të larta, por Santos vijon rënien e lirë, të rrezikuar jashtëzakonisht shumë pasi ndodhen në vendin e 14-të, në zonën e kuqe për të rënë në inferiore. Santos pësoi një tjetër humbje të rëndë, këtë herë në shtëpi 1-2 përballë Internacional.

Neymar ishte protagonist absolut, por këtë herë jo për mirë. Sulmuesi brazilian nuk ishte aspak i qetë në këtë takim, kjo u pa qartë thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Në fund, kur Internacional kryesonte 2-1, Neymar lëshoi një goditje që u përplas fillimisht në shtyllë, por me sy të lirë kuptohej që nuk e kaloi me pas vijën fatale, por Neymar nisi të festonte. Më pas gjyqtari i takimit, edhe me ndihmën e sistemit VAR nuk e konsideroi gol. Ky detaj bëri që sulmuesi të shpërthente duke thyer edhe disa reklama kufizuese te vendosua në fushë.

Jo vetëm kaq, por pas përfundimit të ndeshjes, O Ney u kap edhe verbalisht edhe me një tifoz në tribunë, madje situata u bë shqetësuese ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për ta qetësuar. Kjo situatë e krijuar vetëm sa shton presionin mbi Neymar dhe ekipin e Santos pasi ndihen realisht shumë të rrezikuar.

()


AlbaniaWeb.net