Sun, Aug 3, 2025

Jo vetëm Vlahovic, Milan vëzhgon një tjetër sulmues të Juventusit

  • PublishedJuly 24, 2025

Jo vetëm Vlahovic, Milan vëzhgon një tjetër sulmues të Juventusit

Siç raportoi La Repubblica këtë mëngjes, merkato e Milanit është në kulmin e vet. Me Estupinan në krahun e majtë, kuqezinjtë po shtyjnë përpara për Guela Doué të Strasburgut.

Në të djathtë, Emerson Royal është afër bashkimit me Flamengon. Në mesfushë, objektivi kryesor mbetet Jashari.

Sa i takon sulmit preferohet Vlahovic, por zgjedhja surprizë e mund të jetë Kolo Muani, edhe pse ai gjithmonë i ka dhënë përparësi bardhezinjve.

Paris Saint-Germain  kërkon 50 milionë euro për francezin.

Juventusi po pret një lëvizje, por Newcastle po fshihet dhe Milan po vrojton nga distanca.


AlbaniaWeb.net