Sun, Aug 3, 2025

Sekuestrohet vilë me pishinë dhe 1050 m² truall në Durrës! Dyshime për pasuri nga veprimtari kriminale

  • PublishedJuly 24, 2025

Sekuestrohet vilë me pishinë dhe 1050 m² truall në Durrës! Dyshime për pasuri nga veprimtari kriminale

Policia e Durrësit ka sekuestruar një truall prej 1050 m², së bashku me një vilë njëkatëshe, oborr dhe pishinë, në përdorim të shtetasit L. K., pas dyshimeve se pasuria është përfituar përmes veprimtarive kriminale të dy djemve të tij.

Të rinjtë janë nën hetim për disa akuza të rënda, përfshirë:

• Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave

• Falsifikim të vulave dhe formularëve zyrtarë

• Dyshime për vrasje në rrethana të cilësuara, në bashkëpunim (2017)

• Mbajtje pa leje të armëve luftarake

Sekuestrimi u bë në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm, dhe pasuria u dorëzua zyrtarisht Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prani të familjarëve të L. K.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të aktivitetit kriminal dhe gjurmimin e pasurive të tjera të dyshuara. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ka të dhëna që lidhen me transferta të dyshimta dhe përdorim të pasurisë për pastrim parash.