Publikoi një video intime online, Ikardi padit Vanda Narën
Ajo që filloi si një ndarje e çrregullt midis Mauro Ikardi dhe Vanda Nara tani është përshkallëzuar në një luftë të plotë ligjore dhe gjërat po bëhen intensive.
Sipas raportimeve nga agjencia italiane “AdnKronos”, sulmuesi argjentinas ka dorëzuar një padi penale ndaj ish-bashkëshortes për “revenge porn”, duke e akuzuar atë se ka shpërndarë publikisht një video intime pa pëlqimin e tij.
Bëhet fjalë për një video private, e ndarë në mënyrë ekskluzive gjatë kohës kur ata ishin ende të martuar. Sipas avokotes së Ikardit, veprimi i Vandës ka pasur si qëllim dëmtimin e reputacionit të tij publik dhe prishjen e marrëdhënies me partneren aktuale, Eugenia Suarez.
Përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit, janë vënë në lëvizje për të ndjekur të gjitha rrugët gjyqësore që lejon ligji italian për ndëshkimin e një sjelljeje të tillë, që konsiderohet “veçanërisht e rëndë dhe e dënueshme”.
Ikardi, i cili ka reaguar me “tronditje” pas publikimit të videos, ka paralajmëruar se do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe dinjitetin e tij në të gjitha instancat ligjore.
Kjo nuk është përplasja e parë ligjore mes tyre. Vitin e kaluar, Ikardi kishte paraqitur një tjetër padi në Prokurorinë e Milanos ndaj Vanda Narës për marrje të paligjshme të kujdestarisë mbi vajzat e mitura, duke e akuzuar për veprime të njëanshme.
Çështja pritet të përshkallëzohet edhe më tej në gjykatë, duke shtuar kapituj të rinj në një histori tashmë të mbushur me polemika dhe tensione të ashpra personale.
PANORAMASPORT.AL