Sheikët nuk i ndahet Ramadanit, e ardhmja mbetet e paqartë
Nga Serie A mund të largohet një tjetër legjionarë, Ylber Ramadani, pasi sheikët e Al-Ain nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori kuqezi. Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndjek prej kohësh Ramadanin, madje përpara startit të Botërorit për Klube, ku morën pjesë këtë vit, trokitën në derën e Lecce-s duke kërkuar informacion zyrtar.
Fakt është që dëshira e lojtarit është të vijojë të luajë në nivele të larta, në Serie A, por statusi i tij tek Lecce mbetet i paqartë. “Motori” kuqezi ka një kontratë me Lecce deri në 2026, por me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, deri në 2027. Ramadani mbylli një sezon jo pozitiv kjo e kushtëzuar nga raporti i ndërlikuar me dy ish trajnerët Gotti dhe më pas me Giampaolon.
Pavarësisht këtij fakti, Ramadani i bëri një mbyllje fantastike ku goli i tij kundër Torinos i dhuroi Lecce-s një biletë për në Serie A, i mbajti në elitë. Al-Ain nuk i ndalet Ramadanit, por në të njëjtën kohë, mesfushori vijon përgatitjet me ekipin e Lecce-s, ku nga faza përgatitore, nga videot e publikuar në faqen e klubit, Ramadani shihet duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, me numrin 20 në shpatulla.
()