Sun, Jul 27, 2025

Vllaznia “fluturon” lart, tani shkodranët synojnë turin e tretë në Evropë

  • PublishedJuly 26, 2025

Vllaznia “fluturon” lart, tani shkodranët synojnë turin e tretë në Evropë

Turi i dytë i ekipeve shqiptare në Evropë, në Conference League, ishte befasues, kjo pasi të tre ekipet, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia dolën me fitore nga akti i parë. Ekipi shkodran ishte surpriza më e bukur e këtij turi, kjo pasi ekipi i Edi Martinit kishte përballë një rival shumë të vështirë si Vikingur Reikjavik, një ekip në aktivitet me kohë të plotë, kryesues të kampionatit islandez. Ajo që e bëri edhe më të bukur këtë triumf ishte mënyra se si u arrit, një fitore me përmbysje, një fitore karakteri që mban të “gjallë” objektivin e tyre për të kaluar në turin e tretë.

Fakt është që Vllaznia ishte ekipi me më pak kuota për të kaluar më tej pas turit të parë, kjo edhe pse ekipi i Edi Martinit pësoi një humbje të rëndë 0-1 në “Elbasan Arena” përballë modestëve të Daugavpils, por Letoni shkodranët përmbysën gjithçka duke kaluar më tej pas fitores me “poker” golash. Brenda 14 ditësh, Vllaznia u transformua totalisht, nga një ekipi që dukej jashtë loje, tani kuqeblutë synojnë kualifikimin, por më parë duhet të dalin të pamposhtur nga Islanda.

Esat Mala është një nga surprizat e bukur të Vllaznisë në këtë aventure Evropiane. Mesfushori realizoi një gol në Letoni, ndërsa përsëriti veten edhe ndaj Vikingur ku shënoi golin e përmbysjes.

Ecuria e Vllaznisë në Evropë “pushtoi” edhe faqen e parë të Panorama Sport këtë të shtunë: “Fluturon Vllaznia. Pas dy fitoreve në Evropë, shkodranët “ngjiten” lart në pretendime. Metamorfoza 14-ditore e një skuadre që pas humbjes në Elbasan quhej e dështuar”, shton ndër të tjera e përditshmja më e madhe sportive në vend.

()


AlbaniaWeb.net