Sun, Jul 27, 2025

Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re, pushimet me partneren greke! Historia e dashurisë së portierit të Kombëtares

  • PublishedJuly 26, 2025

Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re, pushimet me partneren greke! Historia e dashurisë së portierit të Kombëtares

Ditë të arta për ‘gardianin’ e portës sonë, Thomas Strakosha. Pasi ka përmbyllur një sezon të suksesshëm si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën ku angazhohet, tashmë është radha për të pushuar.

thomas strakosha (9)

Herë me miqtë e herë të vetëm, çifti e ka shijuar këtë verë më të dashuruar se kurrë. Por lidhja e re, mesa duket është diçka serioze, madje aq serioze, sa pushimet kanë vijuar tashmë edhe me familjen. Në rrjetet sociale vetë portieri ka publikuar disa foto, ku shfaqet duke pushuar me familjen e tij.

thomas strakosha (11)

Në imazhet shihet babai i tij, portieri legjendar, Foto Strakosha, së bashku me bashkëshorten dhe djalin tjetër që çifti ka. Por në këto ditë pushimi familjare, nuk mungon as partnerja e re e Thomas.

thomas strakosha (8)

Mesa duket, ai dhe vajza greke, e cila nuk është e famshme e kanë konsoliduar tashmë këtë marrëdhënie, sa për të kaluar pushimet me familjen e sportistit shqiptar. Familja Strakosha ka zgjedhur që pushimet ti vijojnë edhe me miqtë, ku herë për një darkë, e herë mbi një jaht, në asnjë shkrepje partnerja greke e Thomas nuk mungon.

thomas strakosha (10)

Ndonëse vetëm pak muaj të lidhur, duket se historia e tyre e dashurisë është serioze, dhe tashmë çifti ka një lidhje jo vetëm publike, por edhe familjare. Strakosha, i cili këtë sezon është aktivizuar Me AEK Athine, duket se ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të përqendrohet te pushimet dhe koha me miqtë e tij të afërt, por edhe me familjen.

thomas strakosha (7)

Kujtojmë se kjo nuk është partnerja e parë që ai çon në shtëpi. Edhe para më shumë sesa 1 viti, ai kishte një lidhje me modelen Esther Adjoa Asiedu.

Thomas në atë kohë postonte në “Instagram” disa foto familjare, ku modelen e huaj e prezantonte si nusen e shtëpisë. Edhe foton e parë me të dashurën ai e postoi nga Greqia, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmonin apo t’i shkruanin mesazhe private futbollistit simpatik. Megjithatë, kjo histori I përket të shkuarës dhe sot Thomas jo vetëm që ka gjetur sërish dashurinë, por lidhja duket serioze dhe ne mezi po presim të shikojmë sesi do të jetë rrugëtimi i këtyre dy të rinjve.

thomas strakosha (5)thomas strakosha (4)thomas strakosha (3)thomas strakosha (1)thomas strakosha (2)