Refuzoi “Al-Star Game” në MLS, dënohet Messi, por Inter Miami e “ngushëllon”, blen Rodrigo De Paul
Të jesh Leo Messi nuk mjafton për t’iu shmangur penalizmave, aq më pak në Amerikë. “Pleshti” argjentinas nuk ishte prezent në All-Star Game të MLS, me sulmuesin e Inter Miami që refuzoi ftesën, së bashku me mikun e tij Jordi Alba, por ky fakt nuk është pritur mirë nga organizatorët, me këtë të fundit, drejtuesit e Federatës, që nuk kanë vonuar, por kanë ndëshkuar Leo Messi dhe Jordi Albën, duke përjashtuar këta të dy të fundit nga sfida e radhës në kampionat.
Ky vendim i federatës nuk është pritur mirë nga Messi, fakt që konfirmoi presidenti i Inter Miami, por presidenti i Ligës, Don Garber shpjegoi se as Messi nuk mund t’i shmanget rregullores: “Nuk besoj se ka një lojtar tjetër që ka bërë më shumë se Messi për MLS. E mirëkuptoj atë, mërzitjen që nuk do të jetë në dispozicion të ekipit të tij, e kuptoj edhe vendimin për të mos marrë pjesë në Al-Star, por ne kemi rregulla të qarta, ato duhen respektuar”, u shpreh presidenti i Ligës.
Për të qetësuar si Messin, kanë menduar drejtuesit e Inter Miami-t, me këta të fundit që i kanë bërë një dhuratë të çmuar, Rodrigo De Paul, mesfushori argjentinas është zyrtarisht një futbollist i Inter Miami-t. Miku i Messit u largua nga Atletico Madrid duke u transferua në Amerikë. Ky operacion i kushtoi Inter Miamit 15 milionë euro.
()