Sun, Jul 27, 2025

Ngecin tratativat për rinovimin e kontratës, Vinicius pretendon pagë më të lartë te Reali

  • PublishedJuly 26, 2025

Ngecin tratativat për rinovimin e kontratës, Vinicius pretendon pagë më të lartë te Reali

Negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Jr. me Real Madridin kanë ngecur. Sipas asaj që shkruajnë mediat, anësori brazilian nuk po tërhiqet; në fakt, ai po kërkon të njëjtën pagë si Kylian Mbappé për të nënshkruar një kontratë të re me klubin madrilen, sipas Cadena Ser.

Një kërkesë që drejtuesit e Los Blancos e kanë refuzuar. Te Real Madridi janë të befasuar nga kërkesat e Vinicius, pasi ai nuk  vjen nga sezoni i tij më i mirë me Merengues.

Nëse tratativat dështojnë, atëherë klubi mund të vendosë ta shesë lojtarin me një vit të mbetur në kontratën e tij verën e ardhshme, duke mos harruar se Arabia Saudite ka bërë tashmë një ofertë për të.


AlbaniaWeb.net