Sun, Jul 27, 2025

Operacion mbi 70 milionë euro, Arsenali zyrtarizon Gyokeres

  • PublishedJuly 26, 2025

Operacion mbi 70 milionë euro, Arsenali zyrtarizon Gyokeres

Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi ka firmosur me klubin londinez, një kontratë të vlefshme për 5 vite. Për transferimin e Gyokeres, Arsenali ka paguar në arkat e Sportingut plot 73 milionë euro.

Për afrimin e futbollistit, u shpreh i lumtur trajneri i ekipit anglez, Arteta. “Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”- tha tekniku.


AlbaniaWeb.net