Gjysmësezoni në shifra, Markez lë pas kampionët Banjaja-Martin
Niveli i Mark Markezit në këtë gjysmë të parë të sezonit 2025 në Moto GP është i vështirë për t’u kaluar. Spanjolli fitoi 8 nga 12 gara të mundshme dhe 11 nga 12 Sprinte. Ai gjithashtu ka arritur edhe 7 “pole position” dhe 7 xhiro më të shpejta.
Këto shifra mbresëlënëse e vendosin pilotin e Dukatit në krye të renditjes, 120 pikë përpara Aleks Markezit, vëllait të tij dhe rivalit më të afërt. Të gjithë e konsideronin Mark Markezin si një nga favoritët për të fituar titullin pasi u njoftua nënshkrimi i tij për ekipin e fabrikës Dukati. Por pak prisnin që katalanasi të ishte kaq i fortë. Edhe vetë piloti 32- vjeçar pranoi së është një surprizë kur vlerësoi gjysmën e parë të vitit.
Ky është sezoni i tretë që janë futur garat Sprint të shtunave dhe asnjë pilot nuk ka arritur më parë një numër kaq të lartë pikësh pas 12 eventeve të para. Markez ka gjithsej 381 pikë, ndërsa kampioni i vitit të kaluar, Horge Martin, kishte 299 në këtë pikë të sezonit në 2024-ën. Ndërkohë, Peko Banjaja, në vitin 2023, kishte pothuajse 100 pikë më pak, me një total prej 283 pikësh.
Martin dhe Banjaja e përfunduan duke ftuar titullin, por asnjëri nuk i afrohet rekordit që Markezit deri në këtë pjesë të parë të kampionatit. Sa i përket fitoreve gjatë 12 garave të para të vitit, Banjaja arriti 5 në vitin 2023, ndërsa Martin vetëm një sezonin e kaluar. Kështu që me 8 fitoret e tij sezonale, superioriteti i Markezit është në një tjetër nivel.