Mon, Nov 10, 2025

VIDEO/ Barcelona triumfon në miqësore, 3 gola ndaj Vissel Kobe

  • PublishedJuly 27, 2025

Barcelona triumfoi 1-3 ndaj Vissel Kobe, në miqësoren e luajtur në Noevir Stadium (Kobe). Katalanasit realizuan të parët me Garcia, ndërsa pak më vonë vendosi ekuilibrat Miyashiro.

Në pjesën e dytë, Bardghji dhe Fernandez i dhuruan fitoren ekipit të Flick.

Në miqësoren e radhës, Barcelona do të përballet me Seoul, takim ky i programuar të mbahet me 31 korrik.

Në miqësoret e tjera, vlen të theksohet suksesi 3-2 i Arsenalit ndaj Newcastle.

 


AlbaniaWeb.net