Tue, Jul 29, 2025

VIDEO/ Anis Mehmeti bëhet gati për sezonin e ri, jep spektakël me dy asiste në miqësore

  • PublishedJuly 27, 2025

VIDEO/ Anis Mehmeti bëhet gati për sezonin e ri, jep spektakël me dy asiste në miqësore

Anis Mehmeti duket se po e nis këtë sezon me këmbën e mbarë, pasi sulmuesi anësor shqiptar i Bristol po shkëlqen që në fazën përgatitore duke paralajmëruar se do të ketë përsëri një rol protagonisti kryesor.

Ai ka qenë edhe në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Plajmuth një nga emrat kryesorë për ekipin e tij në fitoren 2-0. Më saktësisht, dy golat erdhën nga këmbët e tij, me dy asiste për Emil Ris i cili çoi sferën në rrjetë.

Në të dy rastet ishin shpërthimet e Mehmetit në krahun e majtë mes mbrojtësve ata që çekuilibruan prapavijën kundërshtare dhe i dhanë mundësinë Ris të shënonte i qetë në portë.

SHIH VIDEON

Për Mehmetin u përfol se mund të ndryshonte skuadër gjatë verës. Por duket se anësori i sulmit ka vendosur që të qëndrojë edhe këtë sezon te Bristol, për të ndihmuar skuadrën e tij të tentojë përsëri ngjitjen në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL