“Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”
Arsenali ia doli që të afrojë në merkato sulmuesin e njohur Gyokeres. Lojtari i londinezëve, William Saliba ka vlerësuar në maksimum Gyokeres-in, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“E dimë sa i mirë është ai, sa e frikshme është të luash kundër tij.”
“Kur përballesh me një sulmues që shënon gola, duhet të jesh i përqendruar, por tani ai është në ekipin tonë dhe do të shënojë për ne, kështu që kjo është mirë.
Sigurisht, jam shumë i lumtur se ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje dhe trofe”- tha Saliba.