Tue, Jul 29, 2025

Aksidenti me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, bllokimi i kanalit të ujërave të zeza, shkak për daljen e trenit nga shinat

  • PublishedJuly 28, 2025

Aksidenti me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, bllokimi i kanalit të ujërave të zeza, shkak për daljen e trenit nga shinat

Një avari në rrjetin e kanalizimeve që çoi në rrëshqitje dheu është shkaku i aksidentit tragjik që ndodhi ditën e diel në jugperëndim të Gjermanisë, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat. Si pasojë, humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Sipas raportimeve të BBC, në zonën ku ndodhi aksidenti kishte rënë shi i dendur përpara ngjarjes.

Sasia e madhe e ujit shkaktoi tejmbushjen e një kanali kanalizimi të ujërave të zeza, duke sjellë rrëshqitje dheu dhe grumbullim materialesh të tjera mbi shinat e trenit.

Ndër viktimat janë masinisti i trenit, një punonjës i hekurudhës dhe një pasagjer. Ndërkohë, autoritetet raportojnë se janë plagosur 41 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia e Ulmit, në një deklaratë të dhënë po të dielën, bëri me dije se treni po udhëtonte në një linjë prej 90 kilometrash, midis qyteteve Sigmaringen dhe Ulm, kur ndodhi aksidenti.

Hetimet mbi shkaqet e sakta të daljes nga shinat janë ende në zhvillim. Në momentin e aksidentit, në bord ndodheshin rreth 100 pasagjerë.