Sulmuesi i Realit merr vendimin, ikën nga Madridi
Të reja të rëndësishme te Real Madridi. Sipas FootMercato, sulmuesi brazilian, Rodrygo, me sa duket ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll.
Sulmuesi ka refuzuar gjithashtu ofertën e bërë nga Tottenham, pasi kërkon të kalojë në një klub më të madh dhe më ambicioz se Spurs.
Arsyeja e vendimit të lojtarit për t’u larguar nga Madridi thuhet të jetë mungesa e respektit që i është treguar atij nga trajneri i ri Xabi Alonso, i cili e ka përjashtuar atë në mënyrë të përsëritur nga skuadra.