Mon, Nov 10, 2025

“Cinco”, “Plaku Matuf” dhe “Santucio”, ja pseudonimet e bosëve të kokainës që trafikonin nga Amerika Latine! Nga Hoxhosmani tek Ndreaj e Dervishaj, bisedat në SKYECC

  • PublishedJuly 29, 2025

Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa në kërkim janë shpallur Ilir Lloshi dhe Devid Patrut.

Referuar dosjes hetimore, News 24 ka zbuluar nofkat që grupi kriminal i kokainës përdorte në kominikimet e tyre në aplikacionin SKYECC.

  • Artur Hoxhosmani njihet me nofkat Burrelsi, Lambo, Santucio dhe Santocio New.
  • Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndat njihet me pseudonimet Bisha dhe Bisha New.
  • Ermir Ndreaj njihet me pseudoninim Cinco.
  • Plaurent Dervishaj njohët me pseudonimet “Xio” “shoku” dhe “plaku matuf”.
  • Klevis Hoxhosmani njihet me pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”
  • Erion Alibej me pseudonimet “Liz” “Liizzz” Krymi” Noku.
  • Ilir Lloshi me pseudonimin Licja .
  • Ramazan Rraja me pseudonimet “Xon” “Xoni”.