Wed, Jul 30, 2025

INTERVISTA/ “Optimizëm për rrugëtimin në Europë, por të bëjmë kujdes”, Pinari zbulon lëvizjet e Dinamos në merkato: E vërteta e shitjeve të mëdha! (VIDEO)

  • PublishedJuly 29, 2025

INTERVISTA/ “Optimizëm për rrugëtimin në Europë, por të bëjmë kujdes”, Pinari zbulon lëvizjet e Dinamos në merkato: E vërteta e shitjeve të mëdha! (VIDEO)

Dinamo sheh nga turi i 3-të i Conference League, pas fitores në Andorra në ndeshjen e parë ndaj Atletic Escaldes.

Drejtori Sportiv i dinamovitëve, Luan Pinari, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 foli për aventurën europiane të skuadrës, por jo vetëm.

Në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, Pinari jep detaje edhe për merkaton.

 

Pinari, e nisët aventurën në Evropë me një fitore me përmbysje, mund të shkonte më mirë, jeni i kënaqur?

E patën thënë që nuk ka rivalë të lehtë. Në pjesën e pare hasëm vështirësi. Në të dytën hymë me ritëm tjetër, duke e njohur më mirë rivalin. Bëmë diferencën dhe përmbysëm llogaritë.

Është i mbyllur kualifikimi, çfarë i druheni në sfidën e kthimit? Çfarë e shqetëson trajnerin Daja?

Nuk frikësohemi por nuk jemi të qetë, e pamë edhe pjesën e parë. Ne do e nisim lojën sikur nuk është luajtur ndeshja e parë, bëjmë maksimumin për të kaluar në turin tjetër.

I keni ndjekur rivalët e mundshëm në turin e tretë, kë preferoni mes Zira dhe Hajduk Split?

Është pak shpejt. Jemi të foksuuar te kalimi i turit, pastaj të shikojmë. Nuk ka ekip të lehtë, sidoqoftë, të dy kundërshtarët duhet respektuar. Hajduku ka emër të madh në arenën ndërkombëtare, por edhe Zira është një ekip në të cilin është investuar shumë. Nuk kemi preferenca. Preferenca jonë më e madhe është të kalojmë këtë tur.

Si është gjendja e Rustem Hoxhës, do ndërhyni në merkato për një tjetër mbrojtës, keni piketuar diçka?

Ne presim përgjigjen e rezonancës për të dhënë përgjigje të saktë. Shpresojmë që mos të ketë asgjë serioze. Ka qenë dëmtim që në dukje nuk dukej i lehtë, gjithsesi, ia lejmë mjekësisë të thotë fjalën e saj.

Pinari nga Ukraina bëjnë me dije se Itodo dhe Zabërgja do të transferohen tek Metalist 1925, madje kanë kryer dhe vizitat mjekësore, mund ta konfirmoni?

Ne dje ishim në stërvitje dhe të dy lojtarët ishin të fokusuar. Zërat e merkatos nuk i ndalojmë dot, janë më lojtarët më të kërkuar. Edhe në këtë ndeshje, të dy do jenë me ne. Edhe nëse kalojmë turin, këta lojtarë do i kemi në grup. Do bëhet më e mira për të dyja palët, edhe ofertat nuk mund të anashkalohen për të mirën e klubit dhe lojtarëve.

Si shqiptar që jemi, sa përfiton Dinamo nga shitja e dy lojtarëve, flitet për mbi 2 milionë euro së bashku? Është e vërtete?

Shifrat janë të ekzagjeruara. Me investimin e klubit që do marrë këtë lojtar, është pagesa e komisioneve për kompaninë që i menaxhon, pagesa e lojtarëve dhe pagesa që i shkon klubit. Kjo është pjesa që mediet keqkuptohen, nëse thonë 5 milionë përshembull, klubit mund t’i shkojë gjysma ose më pak. Kjo është diçka që duhet sqaruar. Kur e lexon 2 milion, duket se 2 milion i merr Dinamo direkte, por jo, nuk është ashtu.

Do e thyej Zabërgja rekordin e Skukës të Metz për 1.4 milionë euro?

Shpresoj që ta thyejë. Kjo është diçka e mirë për të dyja palët. Nuk na intereson kjo statistikë. Ne jemi të hapur.

Pinari, po nga Ukraina, se ju nuk tregoni gjë, mediat shkruajnë se Zabërgja do të bashkohet me ekipin e ri me 14 gusht, keni një klauzolë për ndeshjet në Evropë, ose një datë?

Klauzola nuk vlen në të tilla raste, duhet të jetë dëshira e lojtarit, i cili duhet që të jetë i impenjuar dhe i fokusuar për t’i zhvilluar këto ndeshje. Nëse nuk është fokusimi i lojtarit, kjo nuk i shërben askujt, klauzola nuk shërben në këtë raste.

Si del Dinamo nga shitja e dy lojtarëve, më e fortë apo më e dobët?

Nëse ikin, të dy lojtarët lënë hapësira. Janë lojtarë që janë të kërkuar. Na duhet punë për t’i zëvendësuar. Ne do bëjmë të pamundurën për t’i sjellë dy lojtarë në nivel me këta dy lojtarë. Edhe nëse ikin, presidenti është shprehur se është i gatshëm për të afruar më të mirët apo më cilësorët, nuk është kursyer kurrë për hir të së vërtetë.

Keni gjetur zëvendësues, besoj nuk do kënaqeni vetëm me shitjen e tyre….

Edhe nëse nuk ikin këta dy lojtarë, ne do jemi aty për t’i parë dhe për t’i vlerësuar. Nuk flas me emra, merkato është dinamike, ka plot lojtarë që mund të duan të vijnë, e më pas ndoshta nuk i pëlqen Shqipëria. Edhe pa u larguar këta lojtarë, jemi të hapur për prurje cilësore dhe jo sasiore.

Në fund një koment nëse mundesh dhe për dy ekipet e tjera në Conference League, Egnatia dhe Vllaznia, mund të bëjmë tripletë në turin e tretë?

Kur ishte turi i parë, isha i saktë në opinionet e mia. Përsëri them se Vllaznia e ka të vështirë këtë herë. Egnatia ka një bonus të madh, duhet t’i ruhet shumë Dinamos së Minskut gjithsesi. Dëshira është e madhe për tripletën.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net