Thu, Jul 31, 2025

5 çështje në shtëpinë e Juves, Vlahovic me shokë bllokojnë merkaton

  • PublishedJuly 30, 2025

5 çështje në shtëpinë e Juves, Vlahovic me shokë bllokojnë merkaton

Në Torino, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, gjërat nuk po shkojnë si duhet në këtë pikë të merkatos, kjo pasi Vlahovic me shokë, lojtarët që janë nxjerr në shitje, po kthehen në pengesë. “Bomberi” serb është pika kyçe pasi nga largimi ose jo i tij varet shumë edhe merkato në hyrje, mbi të gjitha sa i takon repartit ofensivë. Vlahovic futet në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026, por në të njëjtën kohë duke nisur nga ky sezon aktivizohet klauzola që detyron Juven ta paguajë 12 milionë euro.

Kjo është një shifër shumë e lartë duke parë edhe rendimentin e tij. Tudor nuk e dëshiron në skuadër, as drejtuesit, por pikërisht paga e tij po kthehet në një pengesë serioze edhe për klubet që kërkojnë shërbimet e tij, Milan mbi të gjithë. “Zonja e Vjetër” po has vështirësi edhe në negociatat me PSG për të rikthyer në Torino sulmuesin francez, Kolo Muanin.

Ekipi i Luis Enriques është dakord të lë të lirë, por formula e paraqitur nga Juve nuk i pëlqen, huazim me të drejtë blerje, që do të kthehej në obligim për 30 milionë euro. Duke parë vështirësinë për të bindur PSG, Juves nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shoh në treg për të tjerë opsione. Sipas mediave italiane bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me një tjetër objektiv luksi, Darwin Nunez, sulmuesin e Liverpool.

Edhe për uruguaianin propozimi është i njëjtë si në rastin e Kolo Muanit, huazim me të drejtë blerje. Për Nunez, Juve duhet të bëjë llogaritë edhe me një konkurrencë të fortë nga Arabia Saudite, ku Al Hilal i Simone Inzaghi-t ofron shumë herë më shumë.

Jo vetëm Vlahovic, në Torino shqetësojnë edhe disa lojtarë të tjerë si McKennie, me amerikanin që nuk pranon të rinovojë, ndërsa Douglas Luiz preferon një klub të madh, shkruan Corriere dello Sport.

()


AlbaniaWeb.net