“Juventusi si sfidë për mua”, prezantohet David: Bëra zgjedhje të natyrshme, jam i lumtur
Jonathan David, sulmuesi i ri i Juventusit, u prezantua në konferencë për shtyp, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e ekipit më ndihmuan shumë. Deri tani, gjithçka ka qenë pozitive.
“Kam pasur disa kontakte me klubin dhe drejtuesit, dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Kam folur edhe me disa nga lojtarët. Kishte shumë interes për mua, dhe ardhja këtu ishte një zgjedhje e natyrshme: Juventusi është një klub i shkëlqyer dhe doja ta merrja përsipër këtë sfidë”.
Ai foli gjithashtu për takimin e tij të parë me trajnerin: “Biseda me trajnerin ishte shumë pozitive. Meqenëse jam i ri, diskutuam për pritjet: të miat dhe të tijat. Ai më pyeti se çfarë pres nga kjo përvojë dhe çfarë mund të sjell. Jam një sulmues që më pëlqen të marr përgjegjësi. Puna ime është të shënoj gola, dhe folëm shumë për këtë”.
