Shpërthen vullkani Kliuçevskoi pas tërmetit në Oqeanin Paqësor, rrjedhje llave dhe shpërthime të fuqishme (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor ka shkaktuar aktivizimin e vullkanit Kliuçevskoi në gadishullin Kamçatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, raportoi agjencia shtetërore RIA duke cituar Reuters.
Sipas burimeve paraprake, llava e nxehtë ka nisur të rrjedhë në shpatin perëndimor të vullkanit, ndërsa mbi majë është vërejtur një ndriçim intensiv, i shoqëruar me shpërthime të fuqishme dhe zhurma të dëgjueshme.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës kishin paralajmëruar që javën e kaluar shmangien e zonës përreth Kliuçevskoit dhe disa vullkaneve të tjerë në rajon, për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe vullkanik.
Kliuçevskoi, i cili ndodhet në rajonin Ust-Kamçatskij dhe ngrihet 4,850 metra mbi nivelin e detit, kishte shpërthyer për herë të fundit në prill të vitit 2025.
https://x.com/visegrad24/status/1950537621752496314
