Sat, Aug 2, 2025

U mas*krua nga nëna dhe partnerja e tij, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e të riut! Ja çfarë rezulton nga hetimet

  • PublishedAugust 1, 2025

U mas*krua nga nëna dhe partnerja e tij, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e të riut! Ja çfarë rezulton nga hetimet

Detaje shokuese janë bërë të njohura rreth krimit makabër në Itali, ku një grua 62-vjeçare vrau, copëtoi në disa pjesë dhe vendosi në një kosh me gëlqere trupin e të birit, në bashkëpunim me partneren e tij.

Sipas mediave fqinje, nga hetimet është zbuluar se mes tyre ka pasur probleme dhe vështirësi serioze, ç’ka u bën edhe shkak për vrasjen e 35-vjeçarit Alessandro Venier nga partnerja e tij, Marylin Castro Monsalvo, 30 vjeç, dhe nëna e tij, Lorena Venier, 62 vjeç, të cilat të dyja janë arrestuar tashmë .

Nga gjetjet fillestare të hetuesve, nusja e viktimës, punonjëse sociale para se të mbetej shtatzënë, kishte qenë në depresion për njëfarë kohe dhe po trajtohej në një qendër të shëndetit mendor, dhe sipas fqinjëve, 35-vjeçari nuk kishte punuar gjatë kësaj kohe.

TgCom shkruan se debatet, të bërtiturat dhe qortimet ishin të zakonshme në familjen që luftonte për të siguruar jetesën vetëm me një të ardhur të qëndrueshme për katër persona, pasi çifti kishin edhe një fëmijë 6-muajshe.

Me sa duket, Alessandro konsiderohej një barrë, veçanërisht nga nëna e tij, e cila e kishte rritur e vetme, pasi ishte braktisur nga babai i tij egjiptian.

Siç raporton La Repubblica, natën e krimit, ai kishte premtuar të përgatiste darkën dhe pastaj e kishte harruar. Nëna e tij dyshohet se e qortoi dhe ai u përgjigj me dhunë dhe pas këtij debati duket se ka ndodhur i gjithë krimi.

Hipotezat

Një hipotezë është se dy gratë u frikësuan dhe u përpoqën ta qetësonin, ndoshta duke përdorur ilaçet e partneres së tij. Një mbidozë e ilaçeve mund ta ketë vrarë të riun.

Por, del në pah edhe një mundësi e dytë. Të dyja gratë e kanë qetësuar qëllimisht burrin dhe më pas e kanë vrarë me të njëjtën sëpatë që është përdorur për të prerë trupin. Në këtë pikë, duket se është vrasje e paramenduar.

Vendimi fillestar për ta fshehur trupin mund të ketë rrjedhur nga frika e humbjes së fëmijës.

Trupi i Alessandro Venier u pre në tre pjesë dhe u vendos në një kosh plehrash, i cili më pas u mbulua me një shtresë gëlqereje. Dje, një automjet special zjarrfikës u thirr në vendngjarje për të hequr koshin. Trupi iu dorëzua një instituti mjeko-ligjor për një autopsi, e cila do të sqarojë se çfarë ka ndodhur.

Deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të dukshme gjaku në shtëpi, nëna dhe partnerja e burrit e pastruan me kujdes vendin në ditët pas vrasjes, e cila besohet të ketë ndodhur midis fundit të javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave.