Tue, Nov 11, 2025

Letra falënderuese e Liam Neeson drejtuar grimeres që i bëri grimin gruas së tij të ndjerë në funeral

  • PublishedAugust 3, 2025

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Natasha Richardson, është zbuluar letra falënderimi e Liam Neeson drejtuar grimeres që i bëri grimin gruas së tij të ndjerë në funeralin e saj.

Grimerja e famshme Sandy Linder shkroi në Instagram për të ndarë një shënim falënderimi të përzemërt që ajo thotë se ia kishte dhënë Liam Neeson. Në postimin e saj Linder tha se kishte punuar me aktoren britanike disa herë ndërsa ishte gjallë, përpara se të mësonte për vdekjen e saj në vitin 2009 pas një aksidenti me ski në Mont Tremblant, Quebec.

Ajo shkroi se iu kërkua të bënte grimin e Richardson. Dy muaj më vonë, Neeson e ftoi në shtëpinë e tij, ku ia dorëzoi letrën. Shënimi, i shkruar më 4 maj 2009, thotë: “E dashur Sandy, Unë dhe familja ime e vlerësojmë thellësisht atë që bëtë për Natashën tonë. U prekëm thellësisht nga gjesti juaj dhe e kuptojmë sa e vështirë duhet të ketë qenë për ju. Do të thote shumë për të gjithë ne.”

Shihni postimin e saj:

Në të njëjtin postim, Linder ngarkoi edhe një foto të një artikulli rreth lidhjes së re të Neeson me Pamela Anderson. ” Ai është një njeri kaq i mirë. Si të gjithë, jam shumë e lumtur për të. Mezi pres ta shoh filmin “, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj, duke iu referuar “The Naked Gun”.

Natasha Richardson vdiq në mars të vitit 2009, në moshën 45 vjeç. Fillimisht, dëmtimi i saj në kokë dukej i lehtë dhe thuhet se ajo refuzoi dy herë të dërgohej në spital. Përfundimisht, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo u dërgua me urgjencë në një spital të Montrealit. Atje, Neeson e takoi atë, i cili kishte udhëtuar nga Toronto ku ai po xhironte.

Në një intervistë me “60 Minutes” në vitin 2014, aktori përshkroi bisedën e tyre të fundit telefonike: ” Ajo më tha, ‘Zemër, rashë në dëborë’. Kështu e përshkroi ajo.” Neeson dhe Richardson u takuan në vitin 1993 në Broadway, ku luajtën së bashku në shfaqjen Anna Christie. Ata u martuan më 3 korrik 1994 dhe kanë dy djem.