Bisedimet për Armando Brojën, trajneri i Burnley: Tratativat vazhdojnë, por nuk ka asgjë të re
Para disa ditësh u përfol shumë për një kalim të mundshëm të Armando Brojës te skuadra e Burnley, por as këtë të hënë, nuk ka ndonjë zyrtarizim. Trajneri i Burnley, Scott Parker u ndal të fliste pikërisht për këtë temë, teksa u shpreh se bisedimet vazhdojnë por palët nuk janë afër finalizimit të marrëveshjes.
“Është një pozicion që po e shqyrtojmë, por nuk ka asgjë shumë, shumë afër.
Pra, derisa të dalë diçka ose që të afrohet më shumë, nuk ka asnjë lajm për këtë”.
“Megjithatë ne po kërkojmë të mbushim disa pozicione në këtë moment dhe si në çdo afat kalimtar, duam të marrim edhe lojtarët e duhur. Shpresojmë që gjatë javëve në vijim, të arrijmë të marrim disa lojtarë të tjerë në vijën e sulmit për të na dhënë pak më shumë forcë. Shpresojmë që ta bëjmë këtë, po përpiqemi me gjithë fuqinë tonë”, tha trajneri i Burnley.
Kujtojmë që Broja u kthye te Chelsea pas huazimit të Everton dhe synimi kryesor i Bluve të Londrës është shitja përfundimtare e kartonit të tij.