Mon, Aug 4, 2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në aksin Fier–Levan, një i plagosur

  • PublishedAugust 4, 2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në aksin Fier–Levan, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Levan, pranë “Kthesës së Zhupanit”.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është raportuar nga gazetarja e News24, Jorsena Brahimllari.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në terren janë edhe punonjës të OSHEE-së, pasi përplasja ka dëmtuar kabujt e tensionit të lartë, duke shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve në këtë aks shumë të frekuentuar gjatë sezonit veror.